Ora News- Dako i përgjigjet PD: Sulme politike ndaj meje. Nuk merrem me llafe
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për përfshirjen e tij në përgjimet e EULEX për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Dako tha se opozita është shumë e shqetësuar se mori vetëm katër deputetë në zgjedhjet e 2017-ës ndaj ka nisur sulmet dhe përbaltjen e punës së tij.

Sipas kreut të Bashkisë së Durrësit, nuk ka asnjë gjë të vërtetë nga çfarë thuhet dhe se opozita kërkon do të pengojë objektivat e tij.

Ai ka theksuar më tej, se është i vendosur të bëjë punën për të cilën e kanë votuar qytetarët.

Vangjush Dako:"Nuk ia vlen që të merremi pafundësisht me këtë temë. Unë e kam dhënë përgjigjen time, jam shumë i qetë, vazhdojmë të punojmë në dobi të qytetarëve. Ne punojmë, nuk merremi me fjalë. Fjalët janë të tepërta, ne jemi të përqëndruar tek puna. Akuzat nuk i marr në konsideratë. Janë thashetheme për të baltosur Durrësin sepse kanë mbetur mjeranë me katër deputetë dhe kjo i shqetëson shumë."

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/dako-i-pergjigjet-pd-sulme-politike-ndaj-meje-nuk-merrem-me-llafe
Recommended