Ora News – ABI Bank feston Ditën e Falenderimeve së bashku me ata që kanë më shumë nevojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditën e enjte dt. 23 Nëntor 2017, Banka Amerikane e Investimeve festoi Ditën e Falenderimeve së bashku me njerëzit në nevojë në Qëndrën Sociale nr. 6, ne Tiranë. Nën frymën e kësaj dite, një festë tipike amerikane, stafi i ABI Bank u mblodh në këtë qëndër së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të Këshillit rinor të Ambasadës Amerikane. Pjesëmarrësit u njohën nga afër me problematikat që trajton kjo qëndër, nevojat që ata kanë dhe diskutuan mbi mundësitë për mbeshtetje nga komuniteti i biznesit.

Sonila Beqari, përfaqësuese e ABI Bank u shpreh: Dita e Falenderimeve është nje nga festat me te rendesishme ne kulturen Amerikane. Eshte nje feste qe mbledh bashke rreth sofres familje, miq, dhe te aferm te dashur qe nuk jane pare prej kohesh. Eshte nje dite ku streset e perditshme zevendesohen nga gezimi dhe kenaqesia e te qenurit pjese e nje komuniteti. Eshte mbreselens fakti qe dhe te rinjte jane perfshire ne kete feste duke treguar vlerat me te mira te vullnetarizmit. Populli yne ka nje tradite te mrekulueshme vullnetarizmi dhe ndihme pa interes per njerezit ne nevoje. Tradita e beses, apo shprehja ?buke e krype e zemer? jane thesare te mrekullueshme qe perputhen plotesisht me frymen dhe vlerat e Dites se Falenderimeve. Falenderojme Bashkine e Tiranes, Dhomen Amerikane te Tregetise, dhe Keshillin Rinor te Ambasades dhe vecanerisht punonjesit dhe vullnetaret e Qendres Sociale nr. 6. Te ABI Bank ata do te gjejne nje mik te perhershem dhe papertuar.?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/abi-bank-feston-diten-e-falenderimeve-se-bashku-me-ata-qe-kane-me-shume-nevoje

Recommended