Report TV - Balla: PD pagesa 1 mln $ për lobim, transferta përmes kompanive off shore

  • 6 years ago
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha se ka paguar një milion dollarë për lobim në SHBA, nga të cilat 825 mijë dollarë vetëm në tre muaj, nga muaji mars deri në qershor të 2017, para zgjedhjeve të 25 qershorit.
Transfertat sipas Ballës janë bërë nga PD përmes kompanive off shore, ndërsa njëra nga kompanitë premtonte se do të ndihmonte opozitën në krijimin e një lëvizje në Shqipëri.

Balla i kërkoi Bashës që të dalë dhe të shpjegojë se ku i ka gjetur këto para, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet.

?Një mln dollarë qenkan paguar nga PD vetëm gjatë 2017. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka hapur edhe dosjen e transfertave një mln dollarë të PD, një pjesë të kryera përmes një kompanie Off Shore.

Recommended