Report TV - Durrës, policia shtrin në tokë trafikantët, sekuestrohen 44 kg kanabis dhe dy pistoleta

  • 6 years ago
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar?Luzi?.
Operacioni nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Durrës.

Sekuestrohen drogë e armë zjarri.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast duke finalizuar me sukses operacionin e koduar?Luzi?.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

?Lek Biba, 33 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë;

? Jurgen Tufa, 23 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

? F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.