Report TV - Zv/ministrja Çuçi nuk tolerojmë asnjë që ndot mjedisin

  • 6 years ago
Zv.ministria e mjedisit ishte e ftuar në Report Tv, ku foli për nismën më të re të marrë për pastrimin e ambienteve të ndotura.

Çuçi shpjegoj se prioritet do kenë zonat turistike, më pas në të gjithë territorin e vendit, kjo do të bëhet në bashkëpunim me bashkitë dhe qytetarët.

Intervista e plotë:

Ne dëshirojmë ta kemi Shqipërinë të pastër jo për një ditë por për 365 ditë. Synojmë zhvillim të qëndrueshëm social, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, zhvillim të qëndrueshëm mjedisor.

Pa pasur një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor nuk mund të kemi një zhvillim ekonomik, zhvillim të turizmit, janë të lidhura me njëra tjetrën.

Ministria e mjedisit është pikërisht për të ndihmuar jo vetëm për mjedisin por do kontribuojmë edhe për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Mbrojtjen e mjedisit do ta shtrijmë në të gjithë territorin e Shqipërisë, por si fillim do e nisim me zonat që janë më problematike. Ne synojmë ta mbajmë natyrën të pastër, të virgjër ashtu siç është në të vërtetë.

Recommended