Llalla ikën në 3 Dhjetor, EURALIUS dhe OPDAT opinione për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri

  • 6 years ago
Pas datës 3 dhjetor kur mbaron mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla, Kuvendi duhet të zgjedhë një kryeprokuror të Përkohshëm deri në zgjedhjen e Këshillit të Prokurorisë. OPDAT dhe EURALIUS kanë dhënë opinion për këtë çështje, duke theksuar gjithashtu se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokurorit.
"Zgjedhja e një prokurori i cili është emëruar që të kryeje funksionet e një prokurori të përgjithshëm ne një periudhë tranzitore. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar. Prandaj, zbatohet regjimi kalimtar (tranzitor) për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm".

Pas renditjes edhe të të gjithë kuadrit të ri ligjor por edhe të parashikimit kushtetues në këtë rast misioni i BE dhe SHBA deri në konkluzionin se me mbarimin e mandatit të Llallës i hapet rrugë zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm, por që plotëson kriteret e parashikuara në ligj. Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm".

Por çfarë parashikon Neni 109, paragrafi 2 i Ligjit ?Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë?. Theksohet se: Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon para kohe, para themelimit të Këshillit të Lartë i Prokurorisë funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të caktohen me vendim të Asamblesë përkohësisht nga një nga prokurorët më me përvojë nga radhët e prokurorëve që plotësojnë kërkesat dhe kriteret e Kapitullit IV, Seksioni I të këtij ligji".

Ky opinion i EURALIUS dhe OPDAT duket se do te shuaj edhe përplasjen mes mazhorancës dhe opozitës. Pasi eksponentë të së djathtës mbronin qëndrimin se Adriatik Llalla qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nga ana e Këshillit të Prokurorisë, ndërsa nga mazhoranca mbrohej qëndrimi që duhej zgjedhur një kryeprokurorit tranzitor.

Recommended