Report TV - Gjykata e kishte dënuar me 2.6 vite burg për vjedhje, prangoset sërish gruaja

  • 6 years ago
Megjithëse një vit më parë është dënuar nga gjykata e Tiranës me 2.6 vite burgim për vjedhjen e gruas së ish-drejtorit të Policisë Ardian Çipa, Rozalina Konomi është arrestuar sërish, vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga qelia.
41-vjeçaria që është kthyer në tmerrin e frekuentuesve të një qendre tregtare në Tiranë, mund të quhet gruaja kleptomane, që mendon vetëm për të vjedhur. Viktimat e saj janë gratë, e cila shfrytëzon momente kur ato janë të pakujdesshme dhe menjëherë Konomi ndërhyn, duke i vjedhur çantat e dorës apo portofolat.

Një vit më parë viktimë e kësaj kleptomaneje është bërë bashkëshortja e ish-funksionarit të lartë të policisë Ardian Çipa, të cilës i vodhi nga çanta një sasi lekësh. Për këtë vjedhje Rozalina u zbulua menjëherë dhe u arrestua në vend nga Ardian Çipa, duke u dënuar me pas me 2.6 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ajo u dënua përfundimisht me 1.6 vite burgim.

Por pasi ka kryer dënimin në 17 nëntor 2017 ajo ka dalë nga qelia. Vetëm dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, Rozalina në 19 nëntor 2017 ka shkuar sërish në ambientet e qendrës tregtare dhe ka bërë goditjen e radhës.

Më konkretisht Konomi ka vjedhur çantën e dorës dhe një telefon ?Iphone 6? Vera Gashi. Kjo e fundit ka qënë duke pirë kafe, kur ka vënë re se i mungonte çanta e dorës. Gashi menjëherë ka denoncuar vjedhjen në stafin e sigurisë së qendrës, të cilët në kohë rekord kanë monitorua kamerat e sigurisë dhe kanë konstatuar gruan që kishte vjedhur çantën.

Pas vëzhgimit të mirë të kamerave ka rezultuar se gruaja që kishte vjedhur çantën ishte ende në ambientet e brendshme të qendrës, dhe më konkretisht po priste në stacionin e jashtëm të autobusit të kësaj qendre.

Rozalina Konomi qëndronte ulur në stacion kur punonjësit e sigurisë e kanë ndaluar dhe më pas kanë njoftuar policinë e rendit. Nga verifikimet ka rezultuar se gruaja kishte vetëm dy ditë që ishte liruar nga burgu.

Recommended