Report TV - Taksat, Angjeli: Ka ndonjë vend në Europë që nuk ka taksë për ndërtesat

  • 6 years ago
Deputeti i PS-së dhe ish-ministri i financave, Anastas Angjeli, ka komentuar ditën e sotme buxhetin për vitin 2018. I ftuar në ?5 pyetjet nga Babaramo?, Angjeli ka folur edhe mbi risqet në këtë buxhet.

Sipas Angjelit një risk është edhe boshllëku që do të lenë dy projektet më të madha në vend, TAP dhe projekti i HEC-eve në Devoll, të cilat janë drejt përfundimit. "Unë dua të jem sa më realist. Nuk mund të mohohet që kuadri makroekonomik jep garanci për një mbështetje. Pa dyshim nuk mund të ketë edhe risqe. Për shembull risku i rritjes ekonomike. Ne deklarojmë mbi 4.2%. Por ky është parashikimi dhe ka risk edhe për mos arritjen e tij. Një tjetër është edhe fakti se rritjen ekonomike e kishim të bazuar në disa faktorë edhe në dy projekte TAP dhe projekti i HEC-eve në Devoll, TAP mbaroi. Ndërsa Dvolli është në vitin e fundit?, tha Angjeli.
Ish-ministri socialist i financave ka komentuar edhe vendosjen e shumë përfolur të taksës për banesat, ku ka sqaruar se në këtë taksë do të ketë disa kategori që do të përjashtohen.

"Edhe këtu ka një konfuzion. Së pari, duhet parë që taksa mbi pronën do të ketë. Flasim për banesat. Këtu ka një klasifikim për ata për banesa të para, ata që kanë banesa e dyta, e treta e një qytetari dhe flasim edhe për ndërtesat për zhvillim ekonomik.

Kjo taksë është në të gjithë Europën. Nuk është se po i rrisim këto taksa po bëhet një sistemim i taksave. Ka një klasifikim, jemi munduar të tregojmë kujdes të përjashtojmë pensionistët dhe kategori të tjera sociale që i takojnë pushtetit vendor t'i përjashtojë apo jo. Taksa për shtëpinë e parë do të jetë shumë e vogël se sa për shtëpinë e dytë apo të tretë, apo për ato ndërtesa për biznes.?, ka sqaruar Angjeli.

Recommended