Memçaj: Në vend ka prokurori me mbingarkesë pune! Shpresoj që ILD të ngrihet para fundvitit

  • 5 years ago
Fatjona Memçaj, kandidate për kryeprokurore të Përgjitshme u shpreh se në vend ka prokurori me mbingarkesë pune, ndërsa shtoi se shpreson që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë të ngrihet deri në fund të këtij viti.

Ibrahimi: Si e shikoni rolin e Prokurorisë së Përgjithshme pas Reformës në Drejtësi?

Memçaj: Në qoftë se ka komunikim asgjë nuk është e vështirë edhe me intitucionet e reja të reformës. Prokuroria e Përgjithshme ka detyrë të raportoj para KLP e parlamentit mbi aktivitetin që kryen. Marrëdhëniet me KLP nuk janë formale por bashkëpunuese. Nuk di nëse prokurori i Përgjithshëm ka raportuar për gjendjen aktuale të prokurorive. Kemi prokurori me mbingarkesë pune. Nuk më pëlqen formalizimi, për të gjetur zgjidhje ka nevojë për debat.Prokurori i Përgjithshëm duhet të shkojë në parlament të flas për atë që ka realizuar, jo përse nuk u realizua. Për funksionimin e një prokurorie është i rëndësishëm buxheti. Shpresojmë që ILD të ngrihet deri në fundvit.

Recommended