Ora News – Këshilli Shqipëri-BE, Tabaku kërkon sqarime: Përfshirja e opozitës detyrim ligjor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Demokratët thonë se qeveria ka prishur traditën e 5 viteve të fundit, ku opozita ka qenë institucionalisht e pranishme në mbledhje vjetore të këshillit të stabilizim-asociimit Shqipëri-Bashkim Evropian. Shqetësimi u ngrit në komisionin e Integrimit.

Tabaku: E kuptoj që ndoshta nuk doni që çështja e krimit, drogës dhe korrupsionit të bëhen tema diskutimi në tryezat e diskutimit ndërkombëtar, por zërin dhe fjalën e opozitës nuk e heq dot askush.

Përveç sqarimeve nga qeveria, opozita kërkon edhe që përfshirja e opozitës në përfaqësimin para BE-së të kthehet në një detyrim ligjor.

Tabaku: Kërkojmë që ne si komision të angazhohemi që sa herë që ka mundësi për tryeza të tilla diskutimi, opozita të jetë e përfaqësuar pavarësisht se kush është në opozitë. Në këtë proces të gjitha palët janë njësoj.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/keshilli-shqiperi-be-tabaku-kerkon-sqarime-perfshirja-e-opozites-detyrim-ligjor

Recommended