Përfshirja e opozitës, Halimi: Në fund të javës japim qëndrimin tonë për Reformën në Drejtësi

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike do të bëjë publike në fund të javës qëndrimin e saj në lidhje me reformën në drejtësi. Në një prononcim për media nënkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi tha se ekspertët e opozitës kanë punuar lidhur me dy dokumetet që mozhoranca i ka konsideruar si të përfunduara. Bëhet fjalë për analizën dhe strategjinë.
Halimi tha se nëse mazhoranca merr në konsideratë qëndrimin e opozitës, atëherë ata do të jenë pjesë e kësaj reformë për të dhënë impaktin e tyre.
Eduard Halimi: Ekspertët e propozuar nga PD janë duke përfunduar punën e tyre lidhur me dy dokumentat, të cilat mazhoranca i ka konsideruar të përfunduara dhe strategjinë e ka lënë të hapur për diskutim. Javën e ardhshme ekspertët do të paraqesin para grupit parlamentar të PD , por edhe para mediave qëndrimin tonë lidhur me dy dokumentat për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto dokumenta, me analizën dhe strategjinë, platformën e PD për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto do të rishihen nga ana e mazhorancës në mënyrëe që të kemi një qëndrim të përbashkët. Për ne dokumenti ianalizës dhe i strategjisë janë dokumenta të hartuara në mënyrë të një anshme pasi nuk ka marrë pjesë opozita. Opozita është gati që të japi impaktin e vetë, e cila javën e ardhshme do të preznatohet nga ekspertët e vet dhe me pas do paraqitet në komisionin parlamentar, në rast se mazhoranca do marrë në konsideratë qëndrimin e opozitës ne do të vazjhdojmë të jemi pjesë e reformës në drejtësi dhe do japin impaktin konkret.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/halimi-ne-fund-te-javes-japim-qendrimin-tone-per-reformen-ne-drejtesi/

Recommended