Report TV - Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka nderon 5 legjenda të basketbollit të Partizanit

  • 6 years ago
Ministria e Mbrojtjes nderoi 5 ish-basketbollistët e Klubit të Partizanit: Naim Pilku, Njazi Lleshi, Muhamet Përmeti, Qemal Shalsi dhe Astrin Greva. Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka. Ndërsa i dorëzoi certifikatën e mirënjohjes djalit të Mjeshtrit të Madh të Sportit, Naim Pilku, theksoi se klubi i Partiazani ka qenë lokomotivë e sportit shqiptar në 7 dekada në më shumë se 20 disiplina.
?Ndjej shumë krenari për klubin Partizani, ish-klubin sportiv të Ministrisë së Mbrojtjes, që kapërceu 7 dekada suksesi, duke qendruar lokomotivë e sportit shqiptarë në më shumë se 20 disiplina. Ndjej kënaqësi për gjithsecilin, të cilit i japim një dekoratë sot, veçanërisht për mikun e familjes time, Astrit Grëvën, i cili do të kishte ardhur sot, duke sfiduar sëmundjen në emër të dashurisë për jetën. Partizani është shumë i ri, është i ri si shpirti i Astritit, është i ri si zhdërvjelltësia e Njazi Lleshit, për të cilin thonë që suksesin më të madh e pati me ekipin e vajzave të basketbollit. Partizani do të jetë përherë i ri njësoj si Muhamet Përmeti apo Qemal Shalsi, kampionët në 20 vite me radhë. Rinia e pamohueshme e Partizanit do të mbetet Naimi Pilku, një nga ish-gjyqtarët e parë ndërkombëtarë shqiptarë, i cili megjithëse nuk është sot mes nesh, mbetet një figurë shumë e respektuar?, u shpreh Xhaçka.

Recommended