Ora News - Tenderi 1.5 mln euro, thirren në SPAK zyrtarët e Mbrojtjes, nuk përjashtohet as Xhaçka
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
SPAK merr në pyetje 5 anëtarë të komisionit të tenderimit lidhur me tenderin e ushqimeve, me vlerën e 1.5 milionë euro nga buxheti i shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes.

Gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se ndër të tjerë janë marrë në pyetje Gëzim Jace, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, anëtare te komisionit të tenderimit.

"Anëtarët kanë pretenduar se kanë zbatuar të gjitha procedurat ligjore. Pritet të thirren titullarët e institucionit dhe përfaqësuesit e kompanisë maqedonase që ka fituar tenderin" informon gazetarja e Ora News.

Ndërkohë janë marrë në pyetje edhe shtetasit Ylli Ymeri kryetar dhe Dafina Meca dhe Adriatik Dapaj, anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit.

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet pas publikimeve të PD, e cila deklaroi se kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë përzgjedhur ti japin 1.5 mln euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore.

Sipas PD, kompania Eurovia është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore. Vetëm 6 ditë para hapjes së tenderit, ky subjekt ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar tregtimin e produkteve ushqimore.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/tenderi-i-ushqimit-spak-merr-ne-pyetje-anetare-e-komisionit-ja-emrat

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/gHIkH-yZiNY

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended