Ora News – Meta në Panair: Nuk ka si libri, veçanërisht për fëmijët e të rinjtë!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot pasdite Panairin e 20-të të Librit ?Tirana 2017?, i cili ka hapur siparin prej disa ditëve në Pallatin e Kongreseve.

Pasi u mikprit dhe u shoqërua nga Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri dhe organizatorë të tjerë të Panairit, Presidenti Meta vizitoi stendat dhe pavionet e shtëpive botuese ku ekspozohen botime të ndryshme në shqip dhe gjuhë të huaja, nga botues të shumtë të ardhur nga trevat shqiptare, universitete dhe institucione të ndryshme akademike.

Presidenti i Republikës u përshëndet, takoi dhe bisedoi me disa prej drejtuesve dhe përfaqësuesve të shtëpive botuese, duke shprehur përshtypje dhe vlerësime mbi titujt dhe autorët e librave të shpalosur në Panair, si dhe duke u ndalur te rëndësia dhe cilësia e botimit të librave shqip dhe tirazhit të tyre.

Presidenti Meta vuri në dukje në prani të mediave të pranishme: ?Së pari dua të përgëzoj të gjithë botuesit për këtë angazhim, bashkëpunim dhe për këtë pjesëmarrje kaq të suksesshme në Panair, sidomos të fëmijëve e të rinjve që tregon një rritje të interesit për librin. Dua të shpreh mbështetjen edhe për nismën ?Të lexojmë së bashku?, sepse është vërtetë një nismë shumë pozitive jo vetëm për të nxitur leximin, për të inkurajuar të rinjtë, dhe fëmijët sidomos për t?i kushtuar një vëmendje edhe më të madhe librit, por edhe njëkohësisht për të nxitur debatin mbi librin, aftësitë krijuese të secilit, sepse të lexosh një libër, do të thotë të kesh një shok më shumë në sfidat e tua, në përpjekjet e tua për të ecur drejt ëndrrave. Dhe për të rinjtë, për fëmijët është e domosdoshme që të lexojnë sa më tepër, që të kenë sa më shumë vetëbesim për realizimin e projekteve të tyre.?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/meta-ne-panair-nuk-ka-si-libri-vecanerisht-femijet-e-te-rinjte

Recommended