Ora News - Tirana feston 73-vjetorin e çlirimit, Veliaj: Të frymëzohemi nga historia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministra, deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit.

Në shenjë mirënjohje dhe nderimi, për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës, si dhe për ata qindra të tjerë që u bënë pjesë e luftës antifashiste, në monumentin e ?Ushtarit të Panjohur? u vendosën kurora me lule.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu mirënjohjen për sakricat dhe veprën që të rinjtë dhe të rejat bënë për çlirimin e kryeqytetit, dhe njëkohësisht familjet tiranase që hapën dyert e mikpritjes.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/tirana-feston-73-vjetorin-e-clirimit-veliaj-te-frymezohemi-nga-historia-cdo-qytetar-te-kontribuoje-vendin

Recommended