Ora News – Artur Zheji tregon takimin me Artan Santon një javë para vrasjes
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesi i emisioni ?360 Gradë? Artur Zheji tregoi takimin e fundit që kishte me bankierin Artan Santo një javë parpara se ai të vritej. Zheji tha se shkoi me fëmijët e tij tek banka e Santos për ti njohur ata me këtë institucion.

Vetëm një javë pas takimit tha Zheji, djali më dha lajmin e vrasjes së bankierit Santo, për të cilit ai tha se u trondit shumë.

Zheji: Unë dua të rrefej diçka personale, sepse edhe unë e kam njohur Santon. Një javë përpara se të ndodhte vrasja meqë kisha parë një filmë anglez, britanikët kanë një zakon që fëmijët kur mbushin moshën 10 vjec i çojnë në bankë për të krijuar kulturën bankare.

U impresionove dhe thashë kë njof unë bankier? Tan Santon, e marrë në telefon i dërgoj një mesazh dhe i them: Tan dëgjo dua të vij me kalamajt dhe të bëj një vizite tek banka dhe të hapash pak atë vendin ku mbahen lekët e mëdhaja. Pas dy ditësh Tani më la takim, shkova bashkë më fëmijët bëra një xhiro, i dha fëmijëve nga një stilolaps dhe hapëm kasafortë. Ishte me kod ajo, e hapi panë pak nga larg kalamajtë, që ishte stivë me lëkë dhe e mbyllë. Më pas dolëm, i dha dhe nga një lëng për të pirë, kur pas një javë, djali ma ka dhënë lajmi. I tmerruar më tha: Babi babi është njëri që i ngjan atij shokut tat që e kanë vrarë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/artur-zheji-tregon-takimin-me-artan-santon-nje-jave-para-vrasjes
Recommended