Ora News – Ju flet Moska" tregon skemën e vjedhjes së naftës në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj shpjegoi mbrëmjen e sotme skemën sesi funksionon ajo që ai e quan mafia e tregut të naftës në vend.

Përmes grafikëve, Myftaraj u përpoq të bënte më të qartë formën sesi qeveria Rama ka vijuar lojën e qeverisë Berisha me ARMO-n, duke krijuar një monopol të naftës D2 e cila nuk përmbush asnjë standart dhe po shkatërron mjetet, mjedisin dhe vetë njerëzit.


Kastriot Myftaraj: Pas disa emisioneve që kam bërë për atë që e kam quajtur mafia në tregun e naftës shumë njerëz më kanë pyetur dhe telefonuar, dëshirojnë të kuptojnë më mirë atë që po ndodh. Skema e ndërlikuar e vjedhjes nuk është e kuptueshme nga një pjesë e madhe e njerëzve të cilët shumë gjëra nuk i kanë të qarta për arsye se për të argumentuar vjedhjen je i detyruar të përdorësh dhe terma teknikë.

Sot do të përpiqem ta bëj të qartë skemën e vjedhjes, atë që e kam quajtur ?oktapodi?i tregut të naftës me grafikë, skica që përdoren gjerësisht në botë që ti kuptojnë dhe njerëzit e thjeshtë gjërat e ndërlikuara që në fund të fundit janë abuzime me pasurinë publike që u përket atyre, që rëndojnë mbi ta me anë të çmimit, ndotjes që shkakton nafta, kostos që përkthehet në makinat e tyre.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/oktapodi-i-tregut-te-naftes-ne-ju-flet-moska-ja-skema-e-vjedhjes

Recommended