Hoxha publikon pamjet e vjedhjes se xhamise, por besimtaret i kundervihen

  • 6 years ago
Një hoxhë ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e kamerave të sigurisë nga vjedhja e xhamisë në Hatunije të Prishtinës. Hoxhë Ramadan Avdullahu thotë se xhamia është vjedhur më 22 Gusht nga një djalë i ri sikurse duket edhe në video. Ai madje kërkon edhe ndihmën e qytetarëve që t'i shpërndajnë sa më shumë pamjet e kamerave të sigurisë.

Por, me siguri ajo që nuk priste, është reagimi i besimtarëve. Sigurisht që e kanë kritikuar veprimin e të riut, por të njëjtën gjë kanë bërë gjithashtu edhe me hoxhën që shpërndau pamjet. Përmes komenteve në Facebook, ata thonë se hoxha nuk duhet t'i kishte shpërndarë këto pamje, por vetëm t'ia jepte policisë. Ndërsa për djalin e ri që vjedh paratë në xhami, thonë se është fëmijë që ka bërë një gabim dhe që ka nevojë për këshilla.

Recommended