Taravari: BDI t’i japë fund vjedhjes 18 vjeçare

  • 4 years ago
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të protestojnë të hënën kundër vjedhjes së votave. Marshi është paraparë të nisë nga parku i Çairit në orën 18 dhe të përfundojë para zyrave të KSHZ-së dhe selisë së BE-së. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari tha se për këtë veprim janë të detyruar, pasi për 18 vite po abuzohet me votën dhe vulletin politik të shqiptarëve.




?Ideja është se drejtësinë në Maqedoni nuk mund ta kërkosh në Institucione, ne jemi të detyruar të dalim në rrugë ta kërkojmë drejtësinë. Keni parasysh ka ndodhur një vjedhje brutale e zgjedhjeve e cila po përsëritet këto 18 vjet.... të abuzohet me votën dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve është krim politik. Këto njerëz, banda që mbushin sot kutitë, nesër do të jenë të lirë dhe do t?i zhvasin njerëzit tanë, do të bëjnë rrehje dhe shitje dhe narkotik tek fëmijët tanë dhe do të bëjnë kriminalitete të ndryshme dhe njëkohësisht do të jenë të mbrojtur prej BDI-së?'/ deklaroi Arben Taravari, ASH

Për BDI-në, zgjedhjet kanë qenë demokratike. Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani, pas takimit me ambasadorin e BE-së Zhbogar ka thënë se ?Në rrethana të komplikuara nën presion të sfidave nga pandemia, kishim zgjedhje korrekte dhe të lira në të cilat qytetarët dëshmuan pjekuri politike?

Gjykata Administrative deri tani ka hedhur poshtë 40 nga 75 paditë e dorëzuara nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe një padi të dorëzuar nga partia Integra.

KSHZ ditë më parë i hodhi poshtë të gjitha ankesat e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Paditë në Gjykatën Administrative

LEVICA ? 101 Padi                                       ASH-AAA ? 75 Padi

INTEGRA ? 1 Padi                                        Qytetar (person fizik) ? 1 padi




Mefail Ismaili

Recommended