Report TV - Mandati i Kapllanajt, Ferhati: KQZ shkeli ligjin, kemi prova

  • 6 years ago
Deputetja PS-së Klotilda Ferhati, me anë të një deklarate për mediat ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur të gjithë rregulloret në lidhje me drejtuesin e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj dhe Denar Skënderit për të mos u hequr mandatet pasi kishin probleme me mandatin e tyre dhe dekriminalizimini, pasi sipas saj, ata rezultojnë të jenë me probleme.
Ajo tha para mediave së ka prova me audio dhe video që në datën 3 nëntor 2017, është marrë vendimi për të mos u hequr mandatet respektive duke shkelur rregulloren dhe ligjet.

Sipas saj kërkesa e mazhorancës për të kërkuar shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri, është plotësisht e drejtë, pasi ai nuk doli përtej të shkuarës së tij partiake. Ajo tha se ky veprim nga ana e KQZ,është një paligjshmëri totale, e cila plotëson kushtet për t?u trajtuar si vepër penale.

Recommended