Ora News – Berati në alarm nga diabeti, çdo javë zbulohen 4 raste të reja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Numri i të prekurve me Diabet po shënon rritje të ndjeshme në Qarkun e Beratit. Çdo javë zbulohen mbi 4 raste të reja, por alarmi i mjekëve është shfaqja e sëmundjes tek të rinjtë.

Çdo javë në Berat zbulon 3 deri në 4 të prekur nga sëmundja e diabetit. Shifrat flasin për një tendencë në rritje, por më alarmant është zbulimi i sëmundjes tek moshat e reja.

Greta Hysensani: Të diagnostikuar me diabet janë duke ardhur 3 persona në javë, ndërkohë që vitin e kaluar janë diagonostikuar 2 persona në javë që do të thotë që kemi një rritje shumë të madhe të personave të diagnostikuar me diabet. Ndërkohë që vitet e kaluara kemi vënë re se ka pasur mosha të mëdha të diagonostikuar me diabet, këtë vit po diagnostikojmë mosha shumë të reja 25-30 vjeç.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/berati-ne-alarm-nga-diabeti-cdo-jave-zbulohen-4-raste-te-reja

Recommended