Report TV - Alarmi/ Diabeti te fëmijët dhe të rinjtë, çdo muaj 5 raste të reja

  • 7 years ago
Rritet në mënyrë alarmante numri i fëmijëve me diabet. Në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza, çdo muaj shtrohen 5 raste të reja të fëmijëve me diabet.

Asim Toro, kryetrari shoqatës së fëmijëve dhe të rinjve me diabet, shprehet se kjo sëmundje po rrit numrin e pacientëve në mënyrë alarmante.

Shpenzimet mujore të një të sëmuri me diabet janë më tepër se 30 mijë lekë në muaj dhe shteti mbulon vetëm 1/3 e kësaj vlere.

Gjithashtu nga qeveria shqiptare është akorduar një fornd prej 23 mln lekësh të reja për ministrinë e shëndetësisë që të rimbursojë fishat, por sipas Toros, të sëmurët me diabet janë ende të pa informuar se kush do të jenë përfituesit e tyre.

Tashmë të jesh me diabet ka bërë që edhe stili i jetës së tyre të ndryshojë, por në të njëjtën kohë, kanë të drejtën të mos paragjykohen për të.

Recommended