Report TV - Fier,shtohen numri i të prekurve nga diabeti, 50 raste të reja çdo muaj
  • 6 years ago
Numri i lart i të prekurve nga diabeti po e kthen këtë sëmundje ne epidemi. Shqetësues mbetet fakti që tanimë kjo sëmundje po prek edhe moshat e reja dhe fëmijët, ndërsa rastet e të prekurve shtohen çdo ditë.
Kështu është shprehur mjekja endokrinologe në poliklinikën e qyteti të Fierit Mimoza Ismaili. Kjo e fundit ka theksuar se brenda muajit numri i diabetikëve shkon në 50, ndërsa na një vit evidentohen rreth 600 të tillë.

?Jemi në muajin e diabetit, data 14 nëntor quhet dita botërore e diabetit. Është rritur numri i personave të prekur nga kjo sëmundje. Në qytetin e Fierit çdo muaj identifikohen 50 raste të reja dhe në vit shkon në 500 apo 600 raste të reja. Për sa i përket numrit në raport me popullsinë shifrat janë problematike.?, tha Ismaili.

Sipas mjekes shkak për shtimin e rasteve janë mënyra e ushqyerje, mungesa e aktivitet fizik dhe jeta sedentare që bëjnë pjesa më e madhe e popullsisë.
Recommended