"Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj: Ja 2 ‘alkimistët’ e mafies së naftës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj iu rikthye denoncimit për mafian e naftës në Shqipëri.

Myftaraj tha se dy alkimistë të naftës, Besnik Sula dhe Ministri Arben Ahmetaj kanë krijuar një skemë të tillë ku nafta jashtë cilësie shitet në treg pa asnjë lloj kontrolli.

Bëhet fjalë për naftën e Ballshit që del në treg e përzier me naftë importi.

Myftaraj tha se mafia e naftës jo vetëm i ka vjedhur shtetit mbi 1 miliard euro deri tani por po shkatërron çdo ditë qytetarët nga xhepat si dhe helmet që çliron kjo naftë në ajër.

Myftaraj: Në Shqipëri ekziston një mafie e naftës që ndoshta është dhe më e madhe dhe e rrezikshme se mafia e drogës që ekziston në Shqipëri. Them mafia e naftës sepse vepron me të gjitha mënyrat e mafias. Cilësia e parë e mafias është shpërfillja e plotë e ligjeve. Këtë cilësi e ka dhe kjo mafie e naftës. Cilësia e dytë e mafias është se shet një produkt helmues, të dëmshëm për njerëzit dhe mafia e naftës në Shqipëri e ka këtë cilësi. Se cila është mafia e naftës në Shqipëri do ta tregoj tani. I kam quajtur 2 alkimistët e naftës në Shqipëri, është i famshmi Besoja i Tajvanit, Besnik Sula dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj. Alkimistët ishin njerëz sharlatanë që pretendonin ti kthenin të gjithë metalet në ar, të nxirrnin flori nga metalet. Mafia e naftës në Shqipëri ka shpikur një lloj alkimie të tillë për të shitur atë që është naftë, nuk mund ta quaj as naftë një lëng jashtë çdo lloj standarti, për ta shitur si naftë të standarteve europiane D1.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/ju-flet-moska-kastriot-myftaraj-ja-2-alkimistet-e-mafies-se-naftes

Recommended