PD iken nga "Ligjet", PS e LSI dëgjojnë kandidatët për komisionerët e Avokatit të Popullit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike braktisi sot seancën dëgjimore me kandidatët për komisionerë pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Deputeti Eduard Halimi e cilësoi procesin si joligjor pasi kandidaturat e propozuara nuk ishin përzgjedhur në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Eduard Halimi: Duke e mbështetur kërkesën e kreut aktual të Avokatit të Popullit për prerjen e procesit dhe rihapjen e garës. Kërkojmë që ju të merrni në shqyrtim e të vlerësoni pozitivisht kërkesën e Avokatit të Popullit për ta kthyer procesin e për të mos vazhduar me seancat. Ne nuk marrim pjesë në këto seanca dëgjimore me këta kandidatë pasi kjo listë është në kundërshtim flagrant me ligjin.

Menjëherë më pas deputetët e djathtë janë larguar nga salla, ndërsa kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të të djathtëve duke sqaruar legjitimitetin e mandatit të mëparshëm Igli Totozani.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/komisioneret-e-propozuar-nga-avokati-i-popullit-halimi-te-anulohet-procesi

Recommended