Ora News - Vlorë, arrestohen 3 persona, sekuestrohen mallrat e vjedhura

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi janë dokumentar vjedhjet që këta persona kanë kryer.

Në kuadër të operacionit të koduar ?Ustai? u arrestuan Arnold Tosku, 18 vjeç, Eraldi Hamzallari, 30 vjeç dhe Xh.H., 14 vjeç, të tre banues në Vlorë.

?Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare?, sqaron policia.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.Tosku, E.Hamzallari, dhe Xh.H., për veprime të mëtejshme hetimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlore-arrestohen-3-persona-sekuestrohen-mallrat-e-vjedhura

Recommended