Report TV - Buxheti i të burgosurve, Çuko: Kemi nevojë për 371 mln lekë shtesë

  • 6 years ago
187 milionë lekë në muaj është kostoja në buxhetin e shtetit për të mirambajtur të burgosurit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko zbuloi shifrën në Komisionin e Sigurisë ku u diskutua buxheti i vitit të ardhshëm për Ministrin e Drejtësisë.
Çako tha se për një ditë për një të burgosur duhen 2 mijë lekë të reja, ndërsa në burgje vuajnë dënimin 3028 të burgosur. Tek kjo shifër nuk llogaritet buxheti që shkon për të paraburgosurit.

?Ka një dallim i burgosur me të paraburgosur, janë dy të ndryshëm. Kostoja e mbajtjes së një të burgosuri është rreth 20 mijë lekë të vjetra ose 2 mijë lekë në ditë?-thotë ai

Për Ministrinë e Drejtësië janë parashikuar 11 miliardë lekë. Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko tha se, për sistemin e burgjeve janë të nevojshme edhe 371 milionë lekë shhtesë që do të shkojnë për mirëmbajtjen e Burgut të Shkodrës që do të hapet më 15 dhetorit dhe për uniformat e reja për policët që punojnë në burgje. Deputetët e opozitës u shprëhën pro kërkesave të ish-kolegut të tyre por debatuan për mënyrën e drejtimit të Komisionit të Sigurisë nga kryetarja Ermonela Felaj.

Recommended