Report TV - Iu gjetën 34 mln lekë, gjyqtari: Vetëm një pjesë ishin të miat

  • 6 years ago
Report Tv ka zbardhur dëshminë e parë të gjyqtarit Shkëlqim Miri pas ndalimit nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjyqtari mësohet se ka thënë se vetëm një pjesë e parave, rreth 3 mln lekë nga 300 milionë lekë që iu gjetën në banesë, ndërsa pjesa tjetër ishte e një të afërmi të tij, i cili do të blinte një pronë në Tiranë. ?Rreth 3 milionë lekë janë të miat, pjesa tjetër të një të afërmi i cili mi kishte lënë sepse do blinte një pronë të Tiranë. Kursimet i kisha nga pagat dhe i mbaja në shtëpi?, mësohet të jetë shprehur gjyqtari.
Nga kontrolli i banesës Mirit iu gjetën dhe u sekuestruan 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë. Gjyqtari pritet që të merret në pyetje nga prokurori Klodjan Braho në prani të avokatit Ardian Visha. Miri akuzohet se i mori 20 mijë euro Gentian Dodës për të ndryshuar akuzën nga vrasje në plagosje duke e liruar nga burgu. Ndërsa pas hetimeve disa mujore u krye kontrolli i banesës ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 34 milionë lekë.

Në momentin e kontrollit, në banesë kanë qënë edhe familjarë të gjyqtarit, të cilët janë tronditur nga hyrja e Policisë. Uniformat blu kanë patur informacion për një sasi parash që gjyqtari kishte në banesë dhe i kanë sekuestruar menjëherë ato. Shkëlqim Miri akuzohet për ?Korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë? . ?Janë dokumentuar një sërë veprimesh dhe lidhjesh të dyshimta që për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari Miri ka marrë një sasi të konsiderueshme parash? - thotë Policia e Shtetit pas ndalimit të gjyqtarit.

Burime të Report TV sqaruan se hetimi për Shkëlqim Mirin ka nisur në muajin mars të këtij viti. Prokuroria ka një dosje të gjerë me përgjime dhe të dhëna që e lidhin gjyqtarin me akuzën e marrjes së rryshfetit nga Gentjan doda. Nën hetim për këtë vendim edhe dy gjyqtarët Agim Bendo dhe Flutura Skënderi.

Recommended