Ora News – Akuzat ndaj PD-së, mazhoranca nuk heq dorë nga "Kapllanaj" dhe "CEZ"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Kryesia e Kuvendit, duke artikuluar thuajse të njëjtin tekst akuzash, Partia Socialiste ka vijuar edhe këtë të premte kritikat ndaj Partisë Demokratike dhe Prokurorisë.

Deputetja Elisa Spiropali i bëri thirrje kryetarit të PD Lulzim Basha që të distancohet nga Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj dhe të lejojë ligjin të veprojë.

Spiropali: Me urdhër të Lulzim Bashës, 4 anëtarë të KQZ-së, e për turp edhe përfaqësuesi i LSI-së mbajtën në detyrë një kryetar të dënuar, duke provuar edhe njëherë se këta kalorës të frontit opozitar drejtësinë e kanë vetëm mish për topin e politikës së ditës.

Ndërsa deputetja Evis Kushi, adresoi akuza ndaj Prokurorisë për të cilën tha se po varros çështjen CEZ pa kryer asnjë hetim dhe pa marrë në konsideratë gjetjet e komisionit parlamentar mbi këtë çështje.

Kushi: Ky institucion ka vepruar haptazi në kundërshtim me ligjin. Si ka mundësi që Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë është marrë zyrtarisht nga organet e drejtësisë në Çeki? Atje prokuroria po heton imtësisht kompaninë CEZ, përfshirë edhe transferimin në Shqipëri të 6.8 milionë eurove; ndërsa në Shqipëri, organi i prokurorisë as nuk e merr fare në konsideratë dhe e çon dosjen për ta mbyllur në gjykatë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akuzat-ndaj-pd-se-mazhoranca-nuk-heq-dore-nga-kapllanaj-dhe-cez

Recommended