Ora News – Balla: Prokurorët janë peshqit e mëdhenj, duan të mbyllin dosjen CEZ

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Anëtarët socialistë të komisionit hetimor për CEZ i kanë kërkuar prokurorisë të çojë deri në fund hetimet për këtë çështje. Numri dy i PS-së, Taulant Balla prokurorët po kërkojnë mbylljen e çështjes pa marrë në pyetje asnjë të akuzuar, duke theksuar se organi i akuzës po punon me standard të dyfishtë si militant politik.

Taulant Balla: Kush janë këta prokurorë që u është dhënë e drejta të mos marrin fare në konsideratë se çfarë ka hetuar kuvendi i Shqipërisë. Prova rrënqethëse të korrupsionit shtetëror. Pse ky standard krejt i dyfishtë i prokurorisë që kompromenton tërësisht këtë organ si të përdorur në funksion të luftës së dëshpëruar për pushtet.

Balla tha se drejtësia e re do të vijë shumë shpejt duke paralajmëruar prokurorët se nuk do të kenë më vënd në këtë sistem

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balla-prokuroret-jane-peshqit-e-medhenj-duan-te-mbyllin-dosjen-cez

Recommended