Ora News – Karpushin tregon se pse presionet nga jashtë nuk rrëzuan dot Putin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, sipas Ambasadorit rus në vendin tonë, Aleksandër Karpushin, kanë pasur si qëllim ndryshimin e pushtetit.

Deklaratat diplomati i bëri gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e Ditës së Unitetit Popullor.

Karpushin i cilësoi të pabaza dhe absurde akuzat ndaj Ruasisë për ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të tjera.
Karpushin: Siç dihet në stadin aktual Rusia është përballur sërish me një sërë sfidash të komplikuara qoftë me fushatë agresive mediatike që është nisur kundër vendit tonë, qoftë me akuzat e pathemelta dhe absurde për ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të tjera, qoftë edhe sanksione të paligjshme që mbeten ende në fuqi. Kuptohet që parashikimi fillestar ishte që këto sanksione të shkaktojnë rritje të pakënaqësisë së qytetarëve të thjeshtë rus dhe ndoshta të shkaktonin dhe ndryshimin e pushtetit. Por populli rus saherë që përballet me presion nga jashtë reagon me akoma më shumë kohezion dhe ngritje shpirtërore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/karpushin-tregon-se-pse-presionet-nga-jashte-nuk-rrezuan-dot-putin

Recommended