Ora News – Agjentët e FBI në Tiranë, në fillim të 2018 duhet të arrestohen disa peshq të mëdhenj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në takimin per operacionin ?Forca e Ligjit? ku për herë të parë janë shfaqur edhe agjentë të FBI, ambasadori i SHBA Donald Lu foli qartë dhe prerë duke thënë se tani pritet që plani i qeverisë shqiptare të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqeve të mëdhenj në fillim të vitet të ardhëm.

Donald Lu: Ne në Amerikë kemi dhe një shprehje tjetër: Dreka falas nuk ekziston. Nëse Amerika dhe vendet e BE do të vendosim burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë kundër krimit të organizuar ne presim rezualtate.
Çfarë presim?

Presim që ky plan agresiv i qeverisë shqiptare të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqëve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK e BKH."


Dhe sigurisht meraku i SHBA është prerja e lidhjeve të grupeve kriminale me politikën për të cilin ambasadori Lu tha se nuk duhen mohuar dhe këtu ka marrë si shembull emra konkretë Arben Ndokën, Mark Frrokun apo Elvis Rroshin me një paralajmërim të qartë.

Donald Lu: Nëse e mohoni këtë ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frokut, Gentian Muhamedit dhe Elvis Rroshit. Ky nuk është problem i vetëm një partie por është një një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizimit. Populli shqiptar ka fjalën tonë se SHBA do të angazhohet fuqimisht kundër krimit të organizuar pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm përfshi politikanë, gjyqtarë, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/agjentet-e-fbi-ne-tirane-ne-fillim-te-2018-duhet-te-arrestohen-disa-peshq-te-medhenj

Recommended