Report TV - Aksioni për ujin, Lindita Sotiri: Në të mirë të qytetarëve

  • 6 years ago
Në një intervistë për Report TV, Këshilltarja e Ministit të Infrastukturës dhe Energjisë, Lindita Sotiri ka folur për iniciativa kundër informalitetit për ujin e pijshëm. Sotiri tha se është një iniciativë e rëndësishme për qytetarët, do të zhvillohet në dy faza. Kemi një kohëzgjatje prej 24 orës për furnizimin me uji të pijshëm.

Intervista e plotë:

Si do të realizohet aksioni kundër informalitetit për ujin e pijshëm?
Kemi një kohëzgjatje prej 24 orës për furnizimin me uji të pijshëm. Është e papranueshme, që të prodhojmë uji për të gjithë popullsinë, në 3 litra uji që prodhohet paguhet vetëm një litër. Janë 80 milion euro që vidhen, pra nuk shkojnë në buxhetin e shtetit.

Do të administrohet reforma, të gjithë abonentët e indetifikuar do të pajisen me matës për të shmangur çdo abuzim. Nuk do të ndëshkohen por të deklarojnë vet se kanë lidhje të paligjshme të ujit, ndërsa ata që nuk kanë matës, duhet të kërkojnë.

Pas përfundimit të afatit 90 ditor, për tu deklaruar, do të fillojnë të merren edhe masa. Gjatë periudhës 90 ditore qytetarët janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të ujësjellësit dhe të deklarojnë nëse kanë lidhje të paligjshme, dhe ata që nuk kanë matës uji të kërkojnë.

Mos pagesa e ujit nuk është vjedhje, por ka penalitete, dhe më pas këto do të vihen në zbatim. Vjedhje është kur ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në rrjetin kryesorë duke rrezikuar jetën e tyre, por edhe dëme për qytetarët e tjerë.

Bashkia do të bashkëpunoj në aksionin kundër informalitetit të ujit, të gjitha bashkitë duhet të nxiten të bashkëpunojnë. Është një fenomen i çuditshëm kur kemi bashki që janë debitorë të ujit. Së pari duhet të kemi një bashkëpunim me kryetarët e bashkisë, por nëse nuk do të ketë bashkëpunim do të merret administrimi nga qeverisja qendrore. Sot prodhohet 20 % më shumë uji se sa kemi nevojë.

Recommended