Ora News - Kapshtica ende e bllokuar, kalojnë vetëm ata me dokumente greke

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej më shumë se 24 orë pika e kalimit kufitar në Kapshticë vijon të ketë problem nga ana e autoriteve greke.
Prej ditës së shtunë (4 tetor) pala greke nuk lejon asnjë qytetarë te kalojë në greqi me pretendimin se ka probleme në sistemin kompjuterik; madje emigrantët shprehën shqetësimin se doganierët Helen lejojnë kalimin e vetëm atyre që janë pajsiur me pasaporta greke dhe të vendeve të BE, ndërsa për të tjerët justifikojnë se ka problem sistemi.
Prej një dite me parë, qindra qytetarë kanë pritur në radhë me orë te tera. Ndërsa Burime të ora neës pranë kufirit bejnë me dije se aktualisht lejohen të hyjnë në kufirinë shqiptarë emigrantët, ndërsa shqiptarë që duan të ikin në Greqi po qëndrojnë të bllokuar në kufin mes shteteve.
Pala greke është duke punuar me regjistra në dalje te saj ndërsa mungojnë sqarimet se kur do të nis procesi normal i kalimi në kufi.
Këto bllokime të dy pikave të kalimit kufitar me Greqinë; Kapshtica dhe Kakavija emigrantët dhe kryesisht qytetarët e lidhin me tensionimet mes dy shteteve pas vendimit të qeverisë për të ndërhyrë në Himar në zbatimin e planit urbanistik që është kundërshtuar nga minoritet grek atje.
Por ditën shtunë, Policia e Shtetit reagon duke u shprehur se sistemi elektronik greke është bllokuar për shkaqe teknike jo vetëm në kufirin me por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë duke hedhur poshtë aludimet se bllokimi është I qëllimshëm.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kapshtica-ende-e-bllokuar-kalojne-vetem-ata-me-dokumente-greke/

Recommended