Report TV - Humbën fëmijën, kërcënojnë prokurorin,shoqërohen prindërit

  • 6 years ago
Një aksident i ndodhur në vitin 2012 ku një fëmijë mbeti i vdekur pasi u përplas nga një kamionçinë ka rikthyer tensionet në policinë e Fierit. Sot pas 5 vitesh, policia ka shoqëruar dy prindërit e 2 vjeçarit Dionis Buzi.
Luftar dhe Pranvera Buzi i kanë dërguar një letër prokurorit të çështjes ku i kanë kërkuar zbardhjen e vërtetë të ngjarjes. Në njoftimin e policisë thuhet se Luftar Buzi 60 vjeç banues në fshatin Kallm të Fierit ka kërcënuar me jetë prokurorin e çështjes Ç.S. dhe për këtë ka filluar edhe procedimi penal.

Nga ana tjetër 60-vjeçari ka deklaruar se në letrën dërguar prokurorit ai ka thënë se nëse çështja e djalit nuk gjen drejtësi atëherë çështjen do ta zgjidhin personalisht. Kjo letër drejtuar prokurorit ka bërë që çifti të shoqërohet në polici. Pas intervistimit nga ana e bluve të Fierit ata janë lënë të lirë ndërkohë që ka filluar edhe një procedim nga ana e prokurorisë.

Pas një aksidenti të ndodhur në vitin 2012, Luftar dhe Pranvera Buzi humbën fëmijën e tyre 2-vjeçar.

Recommended