Ora News - Humbën prindërit, historia e katër vëllezërve jetimë të zhytur në varfëri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Jeta i ka sfiduar fort që në vegjëli katër djemtë e familjes Sefe në Sovjan të Korçës.

Kanë mbetur jetimë e jetojnë të vetëm në varfëri.

Xhuljo, është më i vogli. Vetëm katër vjeç.

Tashmë iështë amanet tek tre vëllezërit me të rritur, Xhorxhino, Marjo dhe Mateo.

Ndërsa palltoja e vjetër që mban veshur është trashgimia nga babai.

"Unë jetoj vetëm".

Soba me dru dhe një divan ë falur nga fshati i kanë shpëtuar nga i ftohti këto ditë dimri.

Por magjja dhe dollapi i bukës janë bosh.

Vaktin e ditës ua sjellin banorët e fshatit.

Halla: Kush mundet u sjell.

Pafuqia i bën edhe fëmijët të shpërthejnë në lot.

Kur atë që u ndjen zemra nuk e thonë dot me fjalë.

Jo vetëm për varfërinë ekstreme, por edhe për të ardhmen e pasigurtë.

Rasti është i njohur për Shërbimin Social në Korçë. Por përveç konstatimit duket se asgjë nuk është bërë.

Pamundësia ekonomike e ka bërë të dorëzohet edhe hallën e fëmijëve.

Ajo bën thirrje për ndihmë për të rikthyer shpresën në sytë e katër nipërve.

Halla: Kush ka mundësi të vërë dorën në zemër për këta fëmijë, për këta jetimë.

Thirrja shkon për të gjithë. Institucione të shtetit, organizata bamirëse dhe qytetarë të thjeshtë. Më shumë solidaritet, për ti tharë lotët në sytë e Xhulios jetim, katër vjeçar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/humben-prinderit-historia-e-kater-vellezerve-jetime-te-zhytur-ne-varferi

Recommended