Ora News – “Tahiri”, PD-LSI po përgatiten protesta, Paloka: Qëllimi rrëzimi i Ramës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kushtet kur mazhoranca socialiste refuzoi prokurorinë, duke mos lejuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, opozita po përgatitet për protesta.
Përshkallëzimi i qëndrimit, konfirmohet nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili tha se opozita po përgatitet për protesta të cilat për qëllim kanë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Paloka: Protestat janë një nga mënyrat që ne po përgatisim dhe do të realizojmë. Nuk mund të them afate të përcaktuara sepse është një proces i tërë që ne bashkë me opozitën po e përgatisim me qëllim që të ketë një rezultat final.
Tahiri nuk ka vepruar i vetëm thotë Paloka, ndërsa sipas tij kryeministri është ai që mbron drogën dhe bandat.
Paloka: Për këtë arsye jemi në këtë situatë dhe PD kërkon rrëzimin e një qeverie dhe krijimin e një antimafia dhe ne nuk presim që Rama ta bëjë këtë.
Paloka thotë se çështja ?Tahiri? nuk është skandali i vetëm i qeverisë Rama, ndërsa paralajmëron të reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-pd-lsi-po-pergatiten-protesta-paloka-qellimi-rrezimi-i-rames/

Recommended