Report TV - Mblidhet kryesia e LSI, Kryemadhi: Krimi po mbyt ekonominë e vendit

  • 6 years ago
Në fjalën e saj në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi është shprehur se vendi është në një situatë të vështirë, e cila lidhet me kriminalizimin e qeverisë.
?LSI e ka deklaruar vazhdimisht se qeveria e Ramës nuk është qeveria e zërit të njerëzve, por zëri i krimit të organizuar. E kemi deklaruar këtë edhe më parë dhe kemi pasur shumë të drejtë. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që frikëson investitorët e huaj, është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që po mbyt rritjen ekonomike, e cila është e vetmja arsye pse nuk ka vende pune, është lidhja e Ramës me krimin e organizuar që ka prishur imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Është lidhja mes Ramës dhe krimit të organizuar që shpërblen vetëm ata që kanë lidhje të ngushta me qeverinë, në kurriz të popullit. Kjo është arsyeja pse kjo lidhje është kaq shkatërrimtare për përparimin dhe zhvillimin e vendit tonë?, është shprehur Kryemadhi.

Recommended