Ora News – Reformimi i Akademisë së Shkencave, Asambleja shkresë për takim Ramës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kushtet kur Kryetari i Zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiri nuk është dekretuar ende nga Presidenti i Republikës, drejtimin e saje ka marrë në dorë Asambleja.
Pas mbledhjes së zhvilluar më datë 31 tetor përmes një shkrese zyrtare kërkon takim me Kryeministrin Edi Rama për realizimin e një debati konstruktiv mbi reformimin e këtij institucioni ndërsa në një shkresë tjetër i kërkojnë Presidentit të shprehet ose jo për dekretimin e Gudar Beqirit.
Kreu i Shtetit përfaqësohej në këtë mbledhje me shefin e Kabinetit, i cili mori pjesë në diskutimin për reformimin.
Vasil Tole, Sekretar Shkencor i Akademisë: Asambleja i është drejtuar dje me një ftesë zyrtare për takim për zhvillimin e një debati konstruktiv si një lloj modeli bashkëqeverisje me shkencëtarët në këtë fazë përmbyllëse të reformës. Asambleja vendosi që të sqarohet çështja e mbetur pezull në lidhje me emërimin nga institucioni i Presidentit për kryetarin e zgjedhur të saj.
Anëtarët e Asamblesë mbështesin reformimin e institucionit por thonë se i qëndrojnë larg debatit emocional të ditëve të fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reformimi-i-akademise-se-shkencave-asambleja-shkrese-per-takim-rames/

Recommended