Report TV - Rama-Bashës: Kemi një lloj kastraveci që rritet në llumin e politikës
  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me kreun e PD, Lulzim Basha, në Kuvend, teksa ky i fundit e akuzoi për drogën dhe krimin në vend, duke thënë se nuk duhet bërë interpelancë për karotat e Divjakës.
Rama i është përgjigjur me ironi, duke i thënë që në Shqipëri ka prodhim dhe këtë e tregojnë shifrat, por ka dhe një lloj kastraveci, që kultivohet vetëm në llumin e politikës.

?Të dëgjova të thuash që në Shqipëri nuk ka karota, patate, gjë që e tregojnë shifrat e eksportit, por në Shqipëri ka një lloj kastraveci që kultivohet në llumin e politikës?, tha Rama.
Recommended