Report TV - Tirana bëhet me qendër të re arti, “Turbina” nis aktivitete

  • 6 years ago
Tirana do të bëhet me një Qendër të re arti. Qendra Multifunskionale Tetrarale e quajtur ?Turbina? që nisi si projekt në shtator të 2016-s ka nisur aktivitetin e parë të saj.
Qendra e re e artit është ngritur në mjedisin e rrënuar të ish-Laboratorit të Hidrologjisë.

Aktiviteti i parë shënohet me ekspozitën ?Vox Machina? të skulptorit Sadik Spahia, autor i dhjetëra veprave monumentale në Shqipëri.

?Ekspozita kërkonte një vend të veçantë dhe turbina duke qenë një kantier ndërtimi ku eksperimentohej, ka qenë një laborator hidro-teknik, ka qenë një vend shumë i rëndësishëm i kërkimeve teknike e teknologjike të cilat me kohën u tjetërsua. Unë do të përgëzoja konceptuesit e këtij objekti të cilët nga një situatë që po rrënohej e kthyen në një situatë vitale dhe jo rastësisht unë e gjeta shumë të përshtatshme ta bëj ekspozitën këtu duke lidhur historinë e këtij objekti me konceptin që kishim ne.?, u shpreh Spahia.

Kjo ekspozitë e kuruar nga Edi Muka prezantohet si një instalacion i shoqëruar me performanca të tjera arti që fokusohet tek mbetjet industriale të fabrikave të mbyllura të para vitit 1990.

?Mbetjet industriale që unë kam grumbulluar përfaqësojnë një djersë të pafundme të popullit të baballarëve tanë të vetë neve. Gjatë kohës që punoja me këto objekte e shihja që kanë brenda një punë kolosale një djersë të pafundme?, tha Spahia..

Ekspozita e Sadik Spahisë realizohet në bashkëpunim me artistë të imazhit, lëvizjes e tingullit. Në projektin skulptural përfshihet edhe kompozitori Hajk Zaharjan, i cili ka krijuar pjesë instrumentale në krijimin e tingujve organike. Projektit të Spahisë do t?i bashkohet edhe trupa e baletit e drejtuar nga Gjergj Prevazi.

Recommended