Stop - Po nuk eci goja, do eci leku:kamera e fshehtë, 200 mijë lekë për patentën! (31 tetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kamera e fshehtë e ?STOP? tregon sesi merret me para në dorë raporti mjekësor, që provon aftësinë e shqisave, syve e veshëve, për të marrë një patentë për drejtim automjeti.

Një qytetare drejtohet në poliklinikën e Vorës dhe pasi paguan pajiset me raport, edhe pse nuk kryen asnjë vizitë, madje nuk ka asnjë autorizim nga mjeku i familjes. Pas saj, një tjetër qytetar kryen të njëjtën procedurë, duke paguar 50 mijë lekë të vjetra, nga 40 mijë, që kushtojnë vizitat normalisht.

E pas sigurimit të raportit, ?STOP? testoi edhe sistemin e marrjes së patentës.

Me 200 mijë lekë të vjetra, nuk ke nevojë të hysh në praktikë dhe patenta vjen vetë tek qytetari, pasi siç thotë instruktori i ?Berti-al?: Po nuk eci goja, do eci leku.

Kamera e fshehtë e emisionit ?STOP?, fillimisht ka shkuar te poliklinika e Vorës. Qytetarja i tregon kryeinfermieres që ishte e interesuar për patentë. Pavarësisht se nuk ishte e lagjes, kryeinfermierja e ?rregullon? këtë punë, përkundrejt një pagese prej 40 mijë lekësh.

Kryeinfermierja: Për patentë?

Qytetarja: Po.

Kryeinfermierja: Ku banoni?

Qytetarja: Këtu afër komunës, jam më qera, sa kam ardhur.

Kryeinfermierja: Kë ke mjek familje?

Qytetarja: S?e di. S?jam regjistruar asnjëherë.

Kryeinfermierja: Se si rregull, ty moj zemër, të bie të shkosh në? tek mjeku i familjes.

Qytetarja: E di.

Kryeinfermierja: Një herë këto që vijnë kështu.

Qytetarja: Po t?i lë njëherë këto ty, të të lë edhe një numër telefoni dhe po munde mirë, po s?munde?

Kryeinfermierja: Dy foto më duhen. E di ti që është me pagesë kjo.

Qytetarja: Po po! Nuk prish punë.

Kryeinfermierja: Edhe për sytë, edhe për veshët.

Qytetarja: Po e di që s?jam e lagjes. Nuk prish punë, vetëm të më ndihmosh, që të mbaroj punë dhe të çoj letrat, të regjistrohem.

Qytetarja: Po sa shkojnë, që ta di?

Kryeinfermierja: Tani, formulari bën 10 mijë lekë. E ke informacionin, ke dhe vizitat e syve ke dhe të veshëve, që i ke dhe ato më pagesë. I ke nga pesëmbëdhjetë mijë lekë.

Kryeinfermierja: Do shkosh vetë në Tiranë?

Qytetarja: Jo, jo! Nuk kam kohë.

Kryeinfermierja: Mirë. Mos shko fare ti te mjeku se ta çoj unë. Lëre! Mos ashtu se ta çoj unë.

Kryeinfermierja: Mos fol me njeri! Vetëm me mua!

Qytetarja: Jo, jo!

Kryeinfermierja ia siguron raportin qytetares.

Por pas shumë denoncimeve në redaksinë e emisionit ?STOP?, se kryeinfermierja siguronte vazhdimisht raporte në këtë mënyrë u dërgua edhe një herë tjetër një kamerë e fshehtë për të kuptuar nëse ajo do të vepronte po njësoj.

Qytetari pyet një punonjës të poliklinikës se ku mund ta gjente një të tillë. Ai e drejton për te kryeinfermierja.

Qytetari: Më duhet një raport për patentë, mjeko-ligjor.

Kryeinfermierja: Më jep kartën e identitetit!

Kryeinfermierja e siguron qytetarin se do ta rregullojë, pavarësisht se ai nuk ka letër nga mjeku i familjes.

Kryeinfermierja: Dy foto? dhe ne mba...