Viti i ri shkollor, Halilaj: Ministria e Arsimit po bën show, nuk po flitet për 32 mijë mësues
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, Isa Halilaj, kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimit tha se për fillimin e vitit shkollor, ministria e Arsimit ka nxjerrë një skemë, por nuk dihet se është funksionale.

Ai u shpreh se nuk po flitet në këtë proces për 32 mijë mësues që do të japin mësim.

Halilaj shtoi se ministria më shumë po bën show dhe se nuk ka pasur reagim ndaj kërkesave të sindikatës.

Isa Halilaj: Ministria sot ka nxjerrë një skemë, por nuk e dimë se sa efikase është kjo skemë për fillimin e vitit të ri shkollor. Shkollat mund të hapen me alternim, me mësim të kufizuar dhe online. Deri më tani nuk është akorduar një fond për buxhetin e arsimit. Jemi shumë vonë. Se ministria bëri një sondazh, por çështja është që fjalën e kanë mjekët, jo prindërit dhe fëmijët.

Ne jemi pro hapjes së shkollave me orar të reduktuar dhe alternim me online. Por pak flitet për 32 mijë mësues nga mjekët se thuhet se fëmijët e transmetojnë pak virusin. Deri më sot kemi humbur 3 mësues nga Covid-19. Mos harrojmë se këta mësues kanë familje nga pas. Është problem për këta mësues edhe lëvizja e tyre me makinë.


Mendoj se më shumë po bëhet show. Ne i kemi kërkuar ministres takim dhe i kemi ofruar ndihmën tonë, por deri më sot nuk kemi një reagim dhe as një lloj informacioni. Në prill na i morën disa pika që propozuam. Në disa shkolla po bëhet një fasadë me zgjedhjen e disa drejtorëve në shkolla. Në këto vende nuk respektohet distanca e sigurisë anti-Covid. Imagjino tani në shkolla!



Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/viti-i-ri-shkollor-halilaj-ministria-e-arsimit-po-ben-show-nuk-po-flitet-per-32-mije-mesues/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended