Ju flet Moska - Kastriot Myftaraj: Zyra misterioze e Avokates së Popullit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj denoncoi zbatimin e standarteve të dyfishta në institucionet tona sa i takon monitorimit të tyre me kamera sigurie.
Bëhet fjalë për institucionin e Avokatit të Popullit që ushtron aktivitetin tek ish-ndërtesa e Ministrisë së Ekonomisë kur Ministër ishte Anastas Angjeli.
Sipas Myftaraj, zyrat e Avokatit të Popullit ka dy hyrje, ku njëra është prej tyre nuk monitorohet.
Myftaraj: Shteti shqiptar harxhon shumë para, paratë tona, të taksapaguesve, para që vinë nga ndihmat e huaja për Shqipërinë, i harxhon këto para që të vëzhgohen nëpunësit e shtetit që nga më i larti deri tek më të ulëtit me anë të një sistemi kamerash. Të vëzhgohen institucionet jo vetëm për sigurinë e tyre por edhe për mënyrën si sillen nëpunësit, kur hyjnë dhe kur dalin në punë, por edhe për vepra të mundshme kriminale, hyrje banditësh në institucione siç po dëgjojmë që hyjnë dhe dalin banditë. Në momente të caktuara, ngjarje të caktuara këto shërbime me videokamera mund ti shërbëjnë dhe drejtësisë përveç se të shërbejnë për kontrollin e brendshëm të institucioneve për të parë sjelljen e nëpunësve të tyre. Kuptohet jo për të vëzhguar privatësinë e tyre por institucionet publike nuk janë një vend ku mund të ketë privatësi, të bëjnë një bisedë erotike atje dhe të thuash më ke prekur privatësinë. Sot do të marr një shembull sesi zbatohet një standart i dyfishtë në institucionet tona, madje në një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues që duhet të mbikqyrë institucionet. E kam fjalën për Avokatin e Popullit. Para disa muajsh u zgjodh Avokatja e Popullit nga opozita, Erinda Ballanca. Zonja në cilësinë e Avokatit të Popullit po ndjek një praktikë të keqe të vendosur nga një paraardhës i saj legjendar për disa punë në zyrat e shtetit shqiptar. Është zoti Anastas Angjeli, të gjithë e njohin mirë figurën mitologjike të politikës shqiptare, i njohur dikur si Naçi në KPD e famshme por edhe si Caci. Zyrat e Avokatit të Popullit janë në ish-ndërtesën e Ministrisë së Ekonomisë kur dikur ka qenë Ministër akademik Angjeli.Është ndërtesa në skaj të Ministrisë së Punëve të Jashtme.Kjo ndërtesë është shembulli i atij abuzimi që përmenda, i shmangies nga monitorimi, nga vëzhgimi. Kjo skicë paraqet ndërtesën e Avokatit të Popullit, një planimetri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kastriot-myftaraj-zyra-misterioze-e-avokates-se-popullit/

Recommended