Zone e Lire/ Pas lajmit se do fejohej, Shpat Kasapi flet per vajzen misterioze

  • 5 years ago
Lajmet se këngëtari Shapt Kasapi është ka gjetur dashurinë dhe së shpejti mund të fejohet bënë xhiron e mediave rozë disa muaj më parë. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në TV Klan për të sjellë bashkëpunimin e tij me këngëtaren Blerina Braka ?Dashni pa krahë?. I pyetur nga drejtuesi i emisionit Arian Çani lidhur me lajmin, këngëtari tha se ende nuk ka diçka konkrete, por pranoi se është në lidhje me një vajzë, e cila nuk është figurë publike.

Arian Çani: Kanë dalë fjalë gjithandej që je duke u fejuar me një vajzë vetëm se ne nuk e dimë cila është.

Shpat Kasapi: Diçka konkrete nuk ka akoma..

Arian Çani: Por është një në sfond?

Shpat Kasapi: Po është një.

Arian Çani: Është serioze këtë herë?

Shpat Kasapi: Diçka e tillë.

Arian Çani: S?mund të themi asgjë? Është e panjohur për publikun, nuk është këngëtare? Është vajzë në punën e vet.

Shpat Kasapi: Po./tvklan.al

Recommended