Report TV - Vishaj:Kur Prokuroria shkel ligjin për një ish-ministër, imagjinoni...

  • 6 years ago
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, i ftuar në studion e Report Tv, nuk kursyen kritikat në adresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për procedurën e ndjekur prej saj, që synonte arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Vishaj thotë se organi i akuzës shkeli nenin 34 të Kodit Penal, duke mos i garantuar të drejtat procedurale personit në hetim, në rastin konkret Tahirit. Ai tha se kur Prokuroria nuk zbaton procedurën ndaj një ish-ministri, qytetari i thjeshtë apo një ish-punonjës që kapet për vjedhje, nuk i garantohet asnjë e drejtë.

"Kemi veprime joligjore të Prokurorisë. Sot drejtësia po shkon në një dyshesë që është pak e besueshme. Anashkalimi i Ministrisë së Drejtësisë mua nuk më sjell një interes pozitiv. Nëse flasim për rrugë procedurale, çdo provë që do vijë do vijë përmes një rruge, drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Drejtësisë. Organi i akuzës i ka pasur të gjitha mundësitë, sepse çështja nuk nisi në datën 17, por çështja ka nisur që në vitin 2015. ?

Baza e provës i takon organit të akuzës. Akuza ka gabuar ndaj Tahirit, që në momentin e regjistrimit të tij në regjistrin e veprave penale. Neni 34 i Kodit Penal thotë se në momentin që prokurori regjistron një çështje ndaj një personi në hetim është i detyruar t'i japë të drejtat procedurale personit në hetim. Mosdhënia e kësaj letre zotit Tahiri, imagjinoni një punonjës të thjeshtë që kapet për një vjedhje. Sot në burgjet shqiptare kemi shumë të varfër, shumë njerëz punëtorë dhe jo ata që kanë kryer vepra të rënda penale", u shpreh Vishaj.

Recommended