Ora News – Artur Zoto mbetet në burg, gjykata rrëzon kërkesën për lirim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Lartë ka lënë në burg ish-kreun e burgjeve Artur Zoto, duke mos pranuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Zoto qëndron në qeli prej më shumë se 7 muaj pasi u vu në hetim nga prokuroria për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me disa tendera që janë bërë në këtë institucion gjatë kohës që drejtohej prej tij.
Aktualisht Zoto po gjykohet tek Krimet e Rënda dhe në procesin ndaj tij janë ftuar të dëshmojë dhe ish-vartësi i Zotos, Iliaz Labi, i cili është po ashtu i pandehur por në gjendje të lirë.
Labi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në këtë proces, ndërsa pas deklarimeve të tij për korrupsion në tenderat e ushqimeve u prangos më pas dhe eprori i tij në atë kohë Artur Zoto.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/artur-zoto-mbetet-ne-burg-gjykata-rrezon-kerkesen-per-lirim/