Report TV - Mesazhi i shkurtër në Kuvend, Tahiri largohet nga seanca

  • 6 years ago
Menjëherë pas fjalës së tij në Kuvend, ish-ministri Saimir Tahiri është larguar nga salla. Ai mori fjalën i pari, ndërsa foli shumë shkurt, duke thënë se rruga e tij nuk do të ndalet, por do të përballet me drejtësinë. Më tej, ai shtoi se nuk pret ta gjejë të drejtën e tij në Parlament, por para drejtësisë, ndërsa theksoi se mirëpret çdo vendim të deputetëve.
?Kjo sallë ka dëgjuar shumë njerëz që janë betuar e përbetuar, kështu që unë do ia kursej çdo fjalë timen në lidhje me këtë. Nuk pres ta gjej të drejtën time këtu në Parlament, por para drejtësisë, kështu që mirëpres çdo vendim tuajin. Rruga ime nuk ndalet këtu?, tha Tahiri.

Ndërkohë, Kuvendit do të shqyrtojë në seancën e sotme plenare dy kërkesat e mbërritura nga PS dhe opozita. Mazhoranca kërkon hetim të plotë, kontroll personal dhe të banesës së ish-ministrit, ndërsa opozita kërkon arrestimin e tij.

Recommended