Report TV - Kamëz, familja Halili prej 1 muaji pa strehë mbi kokë

  • 6 years ago
Muret e shtëpisë, tavanet e djegura dhe disa objekte të mbledhura me vështirësi nga komshinjtë janë gjithçka që i kanë mbetur prej një muaji familjes Halili nga Kamza. Një shkëndijë elektrike, do të shkrumbonte në 15 minuta atë që familja Halili kishte arritur të ndërtonte për 20 vjet me radhë. Esmeralda Halili, vajza e shtëpisë,me lejen e prindërve, tregon në Report Tv sesi u gjend e vetme mes objekteve të marra flakë në shtëpinë e tyre.
?Unë isha me vëllain në dhomë duke fjetur, në atë moment vëllai i vogël donte që të ngrihej për të parë televizor, kur hapi derën vërejmë se dilte tym dhe kishte marrë televizori flakë. Dola me vrap jashtë se kisha frikë, mora vëllain e vogël dhe dola jashtë nga frika. Isha e tmerruar atëherë, sidomos vëllai i vogël njëherë. Vetëm kur njoftoj mamin se kishte dalë në pazar për të blerë bukë?-thotë vajza e familjes Esmeralda Halili.

Djegia e shtëpisë prodhori edhe pasoja të tjera. Prej një muaji 16 vjeçarja dhe vëllai i saj Altini nuk munden të frekuentojnë as shkollën.

?Na janë djegur librat, s?kemi as çanta me shku, se nuk shkohet në shkollë as pa libra as pa çanta as fletore, duhen shumë gjëra. Plus dhe librat bëjën shumë shtrenjtë, nuk kemi mundësi pasi mami dhe babi janë pa punë të dy dhe nuk kemi mundësi me na cu. Edhe ato që na i patën ble domethënë, ca ishin të përdorura që na i patën falë, ca i ka blerë mami me lekët që i kishin falë. Prapë u dogjën, çfarë me bo?-vijon më tej vajza e familjes Halili.

Recommended