Report TV - Fier, familja e Xhemil Metës prej 3 muajsh pa kulm mbi kokë

  • 6 years ago
Familja e Xhemil Metës nga fshati Sheq i Fierit tashmë është tërësisht në qiell të hapur. Rreth 2 muaj më parë atij i?u shemb shtëpia, madje brenda zuri zonjën e shtëpisë. Por që prej dy muajsh në shtëpinë e tij nuk ka shkuar asnjeri nga institucionet shtetërore.

Pa asnjë të ardhur jeton kjo familje në këtë ngrehinë ku i kanë sistemuar ato pak rroba të shtëpisë, ndërsa për të fjetur dy të rinjtë motër e vëlla flenë jashtë, të mbuluar me plastmas, e të moshuarit futen në kasolle.

Kryefamiljari Xhemili shprehet se varfëria për familjen e tij është prej shumë vitesh, por shteti kujtohet vetëm në periudhë votimesh, e më pas gjithçka kthehet si më parë.

Recommended